LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes bllokoi Man Utd nga nënshkrimi i ‘lojtarit më të mirë në Ligën Premier’

Bruno Fernandes bllokoi Man Utd nga nënshkrimi i ‘lojtarit më të mirë në Ligën Premier’

Bruno Fernandes mund të ketë penguar pa dashje klubin e Manchester United të nënshkruajë me një nga lojtarët më të spikatur të sezonit 2023/24 të Ligës Premier deri më tani.

United është në vendin e tetë në tabelë me një diferencë prej minus pesë golash, pasi pësoi një tjetër humbje poshtëruese ndaj një prej rivalëve të tyre më të mëdhenj në fundjavë.

Skuadra e Erik ten Hag u mposht 3-0 nga Manchester City në Old Trafford për të ngritur pyetje të mëtejshme mbi përshtatshmërinë e holandezit si trajner.


Një numër i lojtarëve të tjerë të United janë përballur me kritika pas humbjes, duke përfshirë Mason Mount, i cili ka luftuar për të bërë ndikim që kur u bashkua nga Chelsea në një lëvizje prej 60 milionë funtesh këtë verë.

Ish-legjenda e Man United kërkon që Bruno Fernandesit t’i hiqet shiriti i kapitenit pas paraqitjes ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu Ish-legjenda e Man United kërkon që Bruno Fernandesit t’i hiqet shiriti i kapitenit pas paraqitjes ndaj Man Cityt

Mount doli nga stoli pas pjesës së parë kundër Cityt, por kishte pak ndikim në lojë, dhe ka arritur vetëm një asistim dhe asnjë gol në tetë ndeshje deri më tani këtë sezon.

Forma e Mount është në kontrast të dukshëm me atë të bashkëlojtarëve të tij te Anglia, si Jude Bellingham, James Maddison dhe Declan Rice, të cilët të gjithë kanë lulëzuar që nga transferimi në klubet e reja këtë verë.

Maddison në veçanti ka impresionuar për Tottenham Hotspur, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Gazetari i Manchester Evening News, Samuel Luckhurst, pretendon se United vendosi të mos bëjë një lëvizje për Maddison, i cili i kushtoi Spurs vetëm 40 milionë funte, pasi e konsideroi atë si shumë të ngjashëm me Fernandes.

“James Maddison, një nga bashkëmoshatarët e Mount, ka qenë lojtari më i mirë në Ligën Premier këtë sezon, Declan Rice ka qenë një nga më të mirët dhe Jude Bellingham është më i miri në botë. United nuk iu afrua asnjërit prej atyre mesfushorëve anglezë”, ka shkruar fillimisht Luckhurst.

Haaland dhe Salah injorohen nga Carragher kur emëron lojtarin e sezonit në Ligën Premier deri më tani
Lexo po ashtu Haaland dhe Salah injorohen nga Carragher kur emëron lojtarin e sezonit në Ligën Premier deri më tani

“Bellingham e kishte zemrën të lidhur me Real Madridin, por Rice ose Maddison ishin të arritshëm”.

“Burimet e larta të United thonë se Maddison ishte shumë identik me Bruno Fernandes. Mount filloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Chelsea në rolin e mesfushës sulmuese që Fernandes merr rregullisht për United”, përfundoi gazetari anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori