LAJMI I FUNDIT:

Brovina: Gratë janë fitimtare me Fillimin e Ri

Brovina: Gratë janë fitimtare me Fillimin e Ri

Gruaja Demokratike e PDK-së zhvilloi takim në degët e kësaj partie, në Burim dhe Klinë.

Takimeve u printe, Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së, e cila theksoi me këtë rast se fitorja e Fillimit të Ri është e pakontestueshme dhe se duhet të jetë cilësore. Ajo i ftoi gratë që të shkojnë në çdo familje për të treguar se “Fillimi i Ri, është fillim i fuqizimit të gruas në çdo nivel të vendimmarrjes”.


“Gratë janë fitimtare me Fillimin e Ri, sepse fiton Kosova, fiton çdo familje, fiton çdo grua, fiton çdo veprimtari e grave që mban familje”, ka thënë ajo. “Gratë më 11 qershor duhet të flasin me votë për vete, për të drejtat e veta, për përfaqësimin në çdo nivel të pushtetit, me përkrahje në ngritjen dhe mirëmbajtjen e veprimtarive familjare”!