Brooklyn Beckham zbuloi një tjetër tatuazh për nder të gruas së tij Nicola Peltz teksa u shfaq në “The Jennifer Hudson Show” të mërkurën (22 mars).

Djali 24-vjeçar i futbollistit David Beckham dhe ish-yllit të “Spice Girl”, Victoria Beckham hoqi xhupin e tij për të treguar tatuazhin e tij të fundit - një portret të madh të Nicola, në krahun e tij.


Kuzhinieri aspirues zbuloi gjithashtu se ai ka 'ndërmjet 80 deri në 100' tatuazhe gjithsej, shumë prej të cilave janë gjithashtu dedikime për Nicolan, shkruan DailyMail.

69013949 11892843 image a 9 1679540064217

Brooklyn vazhdoi të tregojë se pikërisht nën fytyrën e aktores, ai ka tekstin e këngës në të cilën çifti kurorëzoi dashurinë, në prill të vitit të kaluar.

Diku tjetër në intervistë, Brooklyn theksoj se ai kishte përfshirë ligjërisht mbiemrin e Nicolas pasi u martuan në mënyrë që të 'nderonte familjen e saj'.

69015069 11892843 Tribute The 24 year old son of soccer player David Beckham remov m 11 1679540352156

Pasi Hudson e uroi për përvjetorin e martesës së tij njëvjeçare, ajo pyeti për ndryshimin e emrit të tij.

“Ishte ideja ime, sepse doja të nderoja edhe mbiemrin e familjes së saj, dhe ju e dini që mendova se kur të kemi fëmijë, mendoj se do të ishte shumë e lezetshme të kishin Peltz-Beckham”, tha ai.

69015449 11892843 image a 12 1679540616856

Ai gjithashtu foli për miqësinë e tyre me këngëtaren Selena Gomez, duke e quajtur atë një 'vajzë të talentuar' dhe 'të ëmbël'.

Kur u pyet nëse donte një familje të madhe me Nicolan, Brooklyn u përgjigj pozitivisht.

58246813 11102971 Dedication Brooklyn got another tattoo in tribute to his wife Ni a 38 1679541699292

“Po, dua aq fëmijë sa dëshiron gruaja ime. Unë dua shumë, por padyshim që varet nga ajo”, tha ai.

Brooklyn ka përkujtuar romancën e çiftit me tatuazhe të shumta, duke përfshirë edhe mbiemrin e saj që ka në gjoks.

69014891 11892843 image m 16 1679540818783

Në maj të vitit të kaluar, ai bëri një tatuazh tjetër për nder të gruas së tij, të shkruar me shkrim të zi disa vargje teksa bën betimin e tyre të dasmës.

“Nicola kur ecet nëpër korridor, më ke marrë frymën, dukesh kaq e bukur sonte dhe gjithmonë”, shkruhet në tatuazh.

69015455 11892843 image a 17 1679540959197

Tatuazhet e tjera të Brooklynit në nderim të bashkëshortes së tij, përfshijnë një letër dashurie që ajo shkroi, një skenar të madh, emrin e gjyshes së saj, Nicola dhe sytë e saj. /Telegrafi/