Me brohoritje e duartrokitje të mëdha nga publiku, Alban Ramosaj përfundon performancën në natën finale të Fest’ 60

Alban Ramosaj po ashtu është njëri nga artistët pretendent për të fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Derisa interpreton këmbë zbathur, këngëtari bëri një paraqitje skenike të mahnitshme në natën e sotme, finale.
Vokali i fuqishëm dhe interpretimi në formë të veçantë e ka bërë edhe më të admiruar nga publiku.

Në momentin kur përfundoi këngën, ai u prit ngrohtë nga audienca e me brohoritje të mëdha.
Ndërkohë që duhet theksuar se ka mbetur edhe pak kohë për të kuptuar fituesin e edicionit të sivjetmë.
Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” që do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali.

Fituesja e këtij viti ka qenë këngëtarja e mirënjohur Anxhela Peristeri, e cila renditi Shqipërinë në vend të 11-të.
Do presim edhe pak për të parë fituesin e natës së sotme. /Telegrafi/






























































