Britney Spears është ribashkuar me shoqen e saj të ngushtë, Paris Hilton, duke ndarë momente të ngrohta familjare që kanë tërhequr vëmendjen e fansave.

Këngëtarja 44-vjeçare publikoi në Instagram, në një postim që më pas u fshi, disa pamje nga takimi me Parisin dhe dy fëmijët e saj, Phoenix dhe London, të veshur me kostume nga filmi “Peter Pan”.


Në mbishkrim, Britney e përshkroi Hilton si një nënë të jashtëzakonshme, duke theksuar lidhjen e veçantë që krijoi me fëmijët e saj gjatë këtij takimi, shkruan DailyMail.

Spears shprehu admirimin e saj për mënyrën se si Paris po e përjeton amësinë, duke e quajtur një nënë të fortë dhe të dashur.

Ajo zbuloi gjithashtu se ribashkimi i tyre erdhi pak kohë pasi Hilton e surprizoi në ditëlindjen e saj, më 2 dhjetor, gjest që Britney e vlerësoi publikisht me fjalë të ngrohta.

Paris Hilton reagoi duke rishpërndarë postimin dhe duke e quajtur Britney “motër përgjithmonë”, duke konfirmuar se miqësia e tyre mbetet po aq e fortë sa në vitet 2000, kur ato shfaqeshin shpesh bashkë në evente dhe festa.

Ndërkohë, Spears vazhdon të ruajë lidhje të afërta edhe me figura të tjera të njohura të showbiz-it, duke treguar se, pavarësisht viteve dhe sfidave personale, ajo mbetet e rrethuar nga miqësi të vjetra dhe momente pozitive familjare. /Telegrafi/