Britney Spears me sa duket ka konfirmuar se është martuar me të fejuarin, Sam Asghari, në një postim të shpërndarë të mërkurën në Instagram.

Këngëtarja 40-vjeçare e quajti aktorin 28-vjeçar ‘burri im’ në një mbishkrim të një klipi të shkurtër, që tregonte çiftin duke u puthur nën ujë teksa po notonin në një pishinë.


“Dje unë dhe bashkëshorti im shkuam për të notuar. Unë jam si një peshk”, ka shkruar Britney, e cila ka treguar këtë javë se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

56593705 10717389 Are they Britney Spears seemingly confirmed that she s tied the  a 98 1649906036279 Britney Spears dhe Sam (Foto: Film Magic)

Videoja tregoi gjithashtu yllin e muzikës pop shtatzënë duke u zhytur në pishinë ndërsa kishte veshur bikini.

Ajo gjithashtu kreu një numër lëvizjesh mbresëlënëse noti nën ujë, si dhe notoi nga një skaj i pishinës në tjetrin.

"Unë shkoj shumë thellë, atëherë më duhet t'i kujtoj vetes që duhet të dilni për ajër. Kam dëgjuar se uji është ushtrimi më i mirë për foshnjat”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Britney i referohet Sam si bashkëshorti i saj.

Ajo përdori këtë etiketim në njoftimin e shtatzënisë të hënën, si dhe një postim në Instagram më 4 mars për ditëlindjen e 28-të të Sam.

Çifti u fejuan në shtator 2021 pas afro pesë vitesh lidhje. Sam i dhuroi Britneyt një unazë fejese me një diamant 4 karatësh. /Telegrafi/