Videoklipi i këngës së re, e sjell Britney Spearsin në një formë mbresëlënëse të fizikut të saj.

Këngëtarja e shumë hiteve është kujdesur që me rikthimin e saj në botën e muzikës të duket shumë joshëse.


brit1

Kënga e re mban titullin "Make Me", ndërsa Britney shfaqet me të brendshme në videon muzikore.

brit2

Për realizmin e kësaj kënge, 34-vjeçarja ka bashkëpunuar me G-Easy, kurse “Make Me” i paraprin albumit më të ri të këngëtares, “Glory”, që pritet të dalë në treg më 26 gusht.

brit3

Ndryshe, për më pak se 24 orë, videoja është shikuar afro dy milionë herë në YouTube. /Telegrafi/