Ajo ka qenë gjithnjë e zonja kur vjen fjala te moda. Por, duket se Britney Spears ka nevojë për fansat për të vendosur se çfarë të veshë dhe ka pyetur 15.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Princesha e popit ka postuar video për veshjen e ditës, duke kërkuar ndihmë kë të zgjedhë prej tyre, transmeton TCH.


Video fillon me një sfilim të Britney me një fustan të kuq, ndërsa në sfond është muzika e këngës së saj, “Better”.

Ndërsa më pas, ajo shfaqet me një fustan ngjyrë rozë e lehtë. Për shkak të komenteve të shumta, nuk u morr vesh se cila veshje fitoi.

"Opsioni 1, apo opsioni 2", është pyetja e këngëtares. /Telegrafi/

bri1

bri2

bri3

bri4