LAJMI I FUNDIT:

British Airways po përballet me mungesë të personelit, pritet të anulojë mijëra fluturime

British Airways po përballet me mungesë të personelit, pritet të anulojë mijëra fluturime

Kompania ajrore British Airways pritet të pezullojë deri në 10 mijë fluturime deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet për shkak se kompania po përballet me mungesë të personelit.


“Megjithëse shumica dërrmuese e klientëve tanë do të udhëtojnë sipas planifikimit dhe ne po mbrojmë destinacionet kryesore të pushimeve të gjysmë vitit, do të na duhet të bëjmë disa anulime të mëtejshme deri në fund të tetorit. Njoftojmë klientët që udhëtojnë me ne gjatë dimrit të këtij viti për disa rregullime në orarin tonë, i cili do të përfshijë konsolidimin e disa prej fluturimeve tona të shkurtra në destinacione me shërbime të shumta”, thuhet në deklaratën e British Airways.

Më shumë se 600 fluturime vajtje-ardhje do të anulohen deri më 29 tetor, ndërsa orari dimëror, i cili do të zgjasë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, do të reduktohet me 8 për qind.

Njoftimi i anulimeve u bë pasi Aeroporti Heathrow vazhdoi kufirin ditor prej 100 mijë pasagjerëve me gjashtë javë të tjera dhe i kërkoi kompanive ajrore që t’u shesin më pak bileta klientëve në mënyrë që të menaxhojë ngarkesën e pasagjerëve në terminal. /Telegrafi/