Britaniku i UÇK-së: Fuck You France!

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Francës.
Në postimin e tij ai i quan francëzët majmunë djathëngrënës që lehtë dorëzohen në beteja, transmeton Telegrafi.
“Pavarësisht nga pikëpamjet politike Pavarësisht nga këndvështrimet Ramush Haradinaj ka shërbyer në uniformë dhe - për aq sa unë jam i vetëdijshëm - me nder, për çka e ka respektin tim Pra, unë i kam nja tri fjalë të shkurta për t’ia përcjellë Francës, majmunëve djathëngrënës lehtë të dorëzueshëm të Evropës që flamur të betejave e kanë veç të bardhën e pastër për t’ju kursyer atyre kohë - kur është fjala te dorëzimi dhe ndryshimi i anëve. Tri fjalë të shkurta për të përcjell mendimet dhe ndjenjat e mia për këtë arrestim të paligjshëm të këtij heroi të luftës të Kosovës Tri fjalët e mia të shkurta janë: Pirdhu Francë (Fuck You France)”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/




















































