LAJMI I FUNDIT:

Britaniku thyen rekordin botëror me 17 ‘shpime’ në fytyrën e tij

Britaniku thyen rekordin botëror me 17 ‘shpime’ në fytyrën e tij

Një entuziast britanik i “piercing” theu rekordin e tij botëror Guinness kur numri i shpimeve në fytyrën e tij u rrit në 17.

James Goss fillimisht theu rekordin për më së shumti shpime në fytyrë në vitin 2020, kur kishte 14, dhe pastaj theu rekordin e tij në 2022 me 15 të tilla.


Goss e theu rekordin edhe për të tretën herë kur ai e shpoi fytyrën e tij edhe 2 herë të tjera, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Për mua, shprehja e vetes, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, më ka bërë të ndihem shumë më i plotësuar, nuk dua ta ndryshoj veten për t’u përshtatur me njerëzit e tjerë, është më mirë të jem vetëm vetvetja dhe të shpenzoj energjinë time për të gjetur vendin ku përshtatem”, tha Goss për Guinness World Records.

GWR tha se secila nga shpimet e Goss duhet të kishin një madhësi prej 2.8 milimetrave (0.11 inç) në mënyrë që ai të kualifikohej për rekordin.

“Është një ndjenjë shumë e mirë të jesh një mbajtës i rekordeve, është padyshim një temë për të cilën mund të diskutosh, e këtë e kam vendosur edhe në CV-në time”, deklaroi ai.

“Gjëja më e mirë ishte që mamaja ime tha se ishte vërtet krenare për mua pasi e thave rekordin e parë, kështu që u ndjeva shumë mirë”, shtoi James ndër të tjera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori