LAJMI I FUNDIT:

Britaniku që vozit makinën më të vogël në botë

Britaniku që vozit makinën më të vogël në botë

Një burrë në Angli që drejton makinën më të vogël në botë thotë se njerëzit tallen me të për automjetin e tij të vogël – por se ai qesh i fundit kur merr faturën e gazit prej 9.17 dollarëve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Alex Orchin, 31-vjeçar, shihet duke u endur nëpër fshatin e tij në Wivelsfield, Sussex, me punët e tij të përditshme me makinën e tij të çuditshme blu, Peel P50.


Makina është vetëm 134 centimetra e gjatë, 98 centimetra e gjerë dhe 100 centimetra e lartë dhe ka një rezervuar benzine 5 litra.

Ai thotë se kushton “rreth 7 funte (9.17 dollarë)” apo më shumë për ta mbushur.

Makina me një ulëse nuk zë një çantë shpine ose valixhe brenda dhe vetë Alex mezi futet brenda.

“Që kur isha fëmijë kamë pasur gjithmonë një interes për makinat e vjetra dhe të pazakonta”, thotë ai. /Telegrafi/