LAJMI I FUNDIT:

Britaniku filloi punën në kuzhinë 30 vite më parë, sot është multimilioner – coronavirusi i solli sukses edhe më të madh

Britaniku filloi punën në kuzhinë 30 vite më parë, sot është multimilioner – coronavirusi i solli sukses edhe më të madh

Britaniku Steve Ryan, 63-vjeç, që punën me bletë e filloi në tavolinën e tij të kuzhinës, pas shumë viteve punë të palodhshme shiti kompaninë për hiq më pak se 100 milionë funte.

Bëhet fjalë për kompaninë “Bee Health” me seli në Bradlington, që iu shit kompanisë amerikane “INW” nga Dallasi, transmeton Telegrafi.


Edhe pse është bërë multimilioner, nuk ka zbuluar shifrën e saktë, por është raportuar se tani do të mund të blinte ishull në Bahama apo një aeroplan privat.

Ndërkaq i pyetur se si duket një njeri kur bëhet multimilioner, ai është përgjigjur shkurt me modesti: Asgjë nuk është ndryshe”.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk kanë pritur që Ryan do ta shet kompaninë për një shumë të tillë.

“Bankieri më pyeti se çfarë do të blejë fillimisht, por i thash se asgjë nuk më duhet, i kam të gjitha. I kam gjashtë kuaj të garave. Por, do të jem në një ishull aziatik nga dhjetori e deri në shkurt”, ka shtuar ai.

Ryan filloi biznesin e tij në vitin 1992 – e prej atëherë për asnjë moment nuk u ndal derisa edhe zyrtarisht fitoi epitetin e multimilionerit.

“Më pëlqen ideja të kem 100 mijë punëtorë që punojnë falas. Bletët janë insekte fenomenale por edhe intriguese. Fitova apartament nga komuna kur isha vetëm 25-vjeç, dhe kështu fillova edhe të punoj. Në ankand bleva të gjitha mjetet e nevojshme. Nga mjalti arritëm të prodhojmë produkte të ndryshme që i shisnin nëpër shitore, por filluam punën edhe në një dyqan ku shitej vetëm mjaltë si atraksion turistik në Scarsborow, e më vonë blemë një fabrikë për të prodhuar çfarëdo që dëshironim. Në fillim ka qenë çmenduri, ditën punonim me bletët, e natën paketonim mjaltin. Kur filluam me prodhimin e suplementeve, aty filloi gjithçka”, ka theksuar Ryan duke shtuar se nuk ka bërë prezantime për bletari më herët.

“Bee Health” është një nga 200 kompanitë britanike në rritje e sipër, dhe me shitje marramendëse në tregun botëror.

“Pandemia na solli mjaft punë, kemi prodhuar nga 160 deri në 170 milionë kapsula dhe tableta çdo javë. Gjatë fundjavës shpërndanin nga 50 milionë tableta të vitaminës D, kështu biznesi lulëzoi si kurrë më parë. Mendoj se njerëzit tani po e kuptojnë më seriozisht marrjen e vitaminave”, ka shtuar ai.

Biznesmeni britanik ka theksuar se fabrika në Bradlington akoma ka të punësuar 360 persona përfshirë të birin e tij 26-vjeçar Lewis, që është drejtor i kompanisë.

Ndryshe kur Ryan u largua nga kompania, ua dha punonjësve nga 10 mijë funte. Ky baba i pesë fëmijë dhe gjysh i katër nipave, thotë se tani do të merret me punë vullnetare. /Telegrafi/