LAJMI I FUNDIT:

Britanikja vodhi 15 mijë funte nga kursimet e djalit të saj autik, i shpenzoi të gjitha për veten

Britanikja vodhi 15 mijë funte nga kursimet e djalit të saj autik, i shpenzoi të gjitha për veten

Një nënë që vodhi 15 mijë funte nga kursimet e djalit të saj autik dhe i shpenzoi të gjitha paratë për vete, është dënuar me kusht nga gjykata në Bournemouth të Britanisë së Madhe.

Gjatë gjykimit u mësua se Cheryl Lynes (47), ka marrë paratë e destinuara për terapinë e djalit të saj dhe i ka shpenzuar për taksi dhe ‘shoping’, transmeton Telegrafi.

Paratë e përmendura u kursyen nga një prind birësues, i cili kujdesej për djalin e Lynes përpara se ai të vendosej në qendrën për personat me aftësi të kufizuara.


“I riu ka vështirësi të mëdha në komunikim, vuan nga autizmi dhe nuk di të menaxhojë paratë e tij”, tha prokurorja Rose Burns.

Lynes u deklarua fajtore të premten për akuzat për mashtrim duke shpërdoruar pozitën. Gjykatësi tha se sjellja e saj meritonte përbuzje, dhe e dënoi Lynes me dy vjet me kusht.

47-vjeçarja mori përgjegjësinë për financat e djalit të saj, kur ai u transferua në Qendrën në Bournemouth në moshën 18-vjeçare.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, ajo tërhoqi nga llogaria e tij nga 14 deri në 15 mijë funte. Por më pas punonjësja sociale dyshoi për mashtrim dhe e denoncoi në polici, shkruan Daily Mail.

Avokati i Lynes, Christopher Pix, i tha gjykatës se klientja e tij nuk ishte një mashtruese profesioniste, dhe se ajo ishte penduar për veprimet e saj.

Ai tha se ajo vetë ka pasur një fëmijëri të vështirë, të cilën e ka kaluar me prindër të ndryshëm birësues.

“Vodhi paratë sepse ishte në borxhe shumë të mëdha”, tha Pix. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori