LAJMI I FUNDIT:

Britania ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, Rishi Sunak tregon përmes një video sa të bezdisshëm janë telefonat gjatë mësimit

Britania ndalon përdorimin e celularëve në shkolla, Rishi Sunak tregon përmes një video sa të bezdisshëm janë telefonat gjatë mësimit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, duke përfshirë edhe gjatë pushimeve, sepse ata pengojnë mësimet.

Ministria e Arsimit deklaroi se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart kanë celularë personalë, transmeton Telegrafi.


Ata bënë të ditur se kanë vërejtur se cilësia e arsimit është më e mirë në shkollat ​​që kanë ndaluar përdorimin e celularëve.

Kujtuan se Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka kërkuar gjithashtu ndalimin e telefonave celularë në shkolla, që shkaktojnë ngacmime kibernetike dhe ndërprerje të mësimit.

Deklaruan se drejtorët e shkollave do të marrin mbështetje për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë gjithë ditës së shkollës, përfshirë edhe pushimet.

Është bërë e ditur se telefonat nuk do të sillen fare në shkollë ose do të lihen në kuti, dollapë apo kasaforta të mbyllura në hyrje të shkollave.

Ata theksuan se 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë me celularë. Gjithashtu u theksua se 10 milionë funte do të investohen në rreth 700 shkolla, gjatë tre viteve të ardhshme për të zbatuar këtë ndalim.

Ministrja e Arsimit, Gillian Keegan tha se stafit të shkollës do t’i jepen kompetenca për të parandaluar përdorimin e telefonit.

“Shkollat ​​janë vende arsimimi dhe në rastin më të keq, telefonat shkaktojnë ndërprerje të padëshiruara në mësime”, tha Keegen.

Më shumë se 75 për qind e familjeve mbështesin ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Madje edhe kryeministri Rishi Sunak mbështet idenë, ku në një video të publikuar është munduar të tregojë sesi telefoni është i bezdisshëm në shkolla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori