LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe do të zhvilloj hetim publik për helmimin e gruas nga shërbimet sekrete ruse me Novichok

Britania e Madhe do të zhvilloj hetim publik për helmimin e gruas nga shërbimet sekrete ruse me Novichok

Britania e Madhe deklaroi se do të zhvillonte një hetim publik për vdekjen e një gruaje që u vra nga agjenti nervor Novichok pas tentativës për vrasjen e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal tre vjet më parë.

Siç shkruan Reuters, Dawn Sturgess vdiq nga ekspozimi i këtij helmi, në korrik 2018, pasi partneri i saj gjeti një shishe parfumi të falsifikuar që policia beson se ishte përdorur nga operativët e inteligjencës ruse për të kontrabanduar helmin në vend.


Skripal, i cili i bashkëpunoi me shërbimet britanike të sigurisë dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja në një stol publik në qytetin jugor anglez të Salisbury. Ata dhe një oficer policie që shkuan në shtëpinë e tyre, mbetën të sëmurë rëndë në spital nga ekspozimi ndaj agjentit nervor të shkallës ushtarake.

Ndërsa prokurorët britanikë kanë akuzuar tre rusë, për të cilët ata thonë se janë oficerë të inteligjencës ushtarake të GRU, në mungesë për sulmin ndaj Skripal dhe vajzës së tij, asnjë rast zyrtar nuk është ngritur kundër tyre për vdekjen e 44-vjeçares.

Britania e Madhe akuzon një tjetër operativ të GRU-së ruse për sulm nervor ndaj Sergei Skripalit
Lexo po ashtu Britania e Madhe akuzon një tjetër operativ të GRU-së ruse për sulm nervor ndaj Sergei Skripalit

“Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar që familja e Dawn Sturgess të marrë përgjigjet që i duhen. Qeveria po fillon një hetim pas shqyrtimit të kujdesshëm të këshillave nga baronesha Hallett se kjo është e nevojshme për të lejuar që të dëgjohen të gjitha provat përkatëse”, tha sekretarja e Brendshme, Priti Patel në një deklaratë që njoftonte hetimin publik, që do të drejtohet nga Heather Hallett, një gjyqtare e lartë në pension.

Britania thotë se përpjekja për vrasjen e Skripalit ishte urdhëruar nga figura të larta në shtetin rus dhe incidenti shkaktoi dëbimet më të mëdha diplomatike Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë.

Në shtator, policia britanike akuzoi të dyshuarin e tretë Sergey Fedotov për komplot për vrasjen e Skripal, një ish-oficer i GRU-së, dhe përpjekje për të vrarë atë, vajzën e tij Yulia dhe oficerin e policisë. Dy rusë të tjerë, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, u akuzuan për të njëjtat vepra tre vjet më parë.

Kronologjia e rasteve të helmimeve më të njohura të kundërshtarëve të Putinit
Lexo po ashtu Kronologjia e rasteve të helmimeve më të njohura të kundërshtarëve të Putinit

Në vitin 2016, një tjetër hetim publik britanik arriti në përfundimin se presidenti rus Vladimir Putin ndoshta kishte miratuar një operacion të inteligjencës ruse për të vrarë ish-agjentin e KGB-së Alexander Litvinenko me polonium radioaktiv-210.

Dy rusë, duke vepruar sipas urdhrave të drejtuar ndoshta nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, helmuan Litvinenkon, një kritik i hapur i Putinit, i cili u largua nga Rusia për në Britani. Helmimi kishte ndodhur me çaj jeshil të mbushur me izotop radioaktiv në një hotel në Londër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori