Rregullatori i energjisë në Mbretëri të Bashkuar bëri të ditur se kufiri mbi çmimet e energjisë po rritet me një rekord prej 54 për qind për shkak të kostove në rritje të gazit natyror.
Ky ndryshim do të rëndojë miliona familje që në të njëjtën kohë po përballen me rritje tjera të çmimeve.
Zyra e Tregjeve të Gazit dhe Energjisë Elektrike, e njohur si “Ofgem”, tha se kufiri i ri i çmimit – shuma maksimale që furnizuesit e gazit mund të ngarkojnë klientët – do të rritet rreth 830 euro në vit në shumicën e pjesëve të Mbretërisë së Bashkuar duke filluar nga muaji prill.
Kjo do të bëjë që fatura vjetore për konsumatorin mesatar të shkojë deri në rreth 2350 euro. Vendimi mund të prekë 22 milionë familje në të gjithë vendin.
Njoftimi për shtrenjtim të çmimit të energjisë rritë edhe më shumë një krizë të kostos së jetesës në Mbretëri të Bashkuar, ku kostot e ushqimit janë rritur vazhdimisht dhe një rritje e taksave do të hyjë në fuqi në muajin prill, raporton ap.
Banka e Anglisë gjithashtu ngriti sërish normat e interesit të enjten nga 0.25 për qind në 0.5 për qind për të luftuar rritjen e çmimeve të konsumit.
Inflacioni në vend është në nivelin më të lartë në dekada, duke qëndruar aktualisht në 5.4 për qind në dhjetor.
Banka qendrore ka paralajmëruar se mund të rritet në 6 për qind në prill. Disa analistë parashikojnë se inflacioni mund të arrijë në 7 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona