Britania i ka ofruar Iranit ndihmë për t’i dhënë fund krizës mbi një cisternë të naftës, të kapur në Gjibraltar, duke thënë se do “ta lehtësojë lirimin” e cisternës “Grace 1”, nëse Teherani ofron garanca se anija nuk do të udhëtojë për në Siri – që do të përbënte shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ia bërë këtë ofertë homologu të tij iranian, Mohammad Javad Zarif, gjatë një bisede telefonike më 13 korrik.
“E risigurova atë se shqetësimi ynë është destinacioni dhe jo origjina e Grace 1 dhe Britania do ta lehtësonte lirimin e cisternës, nëse marrim garancione se (cisterna) nuk do të shkojë në Siri, pas procedurave gjyqësore në Gjibraltar”, ka shkruar Hunt në një postim në Twitter.
1/2 Just spoke to Iranian Foreign Minister Zarif. Constructive call. I reassured him our concern was destination not origin of the oil on Grace One &that UK would facilitate release if we received guarantees that it would not be going to Syria, following due process in Gib courts
— Jeremy Hunt (@Jeremy_Hunt) July 13, 2019
2/2 Was told by FM Zarif that Iran wants to resolve issue and is not seeking to escalate. Also spoke to @FabianPicardo who is doing an excellent job co-ordinating issue and shares UK perspective on the way forward.
— Jeremy Hunt (@Jeremy_Hunt) July 13, 2019
Irani ka konfirmuar bisedën ndërmjet Hunt dhe Zarif, por nuk ka treguar nëse Teherani ka garantuar se nëse lirohet cisterna, nuk do të niset drejt Sirisë.
Marina Mbretërore Britanike më 4 korrik e mori cisternën nga brigjet e Gjibraltarit – një territor britanik – dhe e konfiskoi nën dyshimin se po shkelte sanksionet për naftë të BE-së.
Teherani ka paralajmëruar për masa reciproke nëse cisterna nuk lirohet dhe kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, kërcënoi më 5 korrik se do të kapë një anije britanike. Britania konfirmoi se një anije e saj ishte tentuar që të kapet në Ngushticën e Hormuzit, por Irani mohoj se është i përfshirë në këtë incident. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli sulmon Iranin me raketa
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi