LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania, Austria dhe Danimarka e njohin Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania, Austria dhe Danimarka e njohin Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania, Austria dhe Danimarka kanë njoftuar se zyrtarisht njohin udhëheqësin e opozitës venezuelase Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës, raporton CNN.

Kujtojmë që BE-ja i ka dhënë një afat presidentit Nicolas Maduro që të shpallë zgjedhjet e parakohshme, dhe si rezultat i mosrespektimin të afatit këto vende kanë vendosur ta njohin Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës, transmeton Telegrafi.


Megjithatë një gjë të tillë Maduro e refuzoi kategorikisht, dhe është shprehur haptazi kundër shpalljes së zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë. Gjatë një interviste dhënë televizionit spanjoll Seksta, Maduro ka deklaruar se nuk do të tregohet “frikacak përballë presioneve që po i bëhen” nga ata që po e kërkojnë largimin e tij dhe po përkrahin Juan Gaidon.

“Nicolas Maduro nuk i ka shpallur zgjedhjet e reja presidencial në afatin kohor që i kemi caktuar”, ka shkruar në Twitter, ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

Dhe si rezultat i këtij veprimi, vendimit të Britanisë së Madhe i janë bashkuar aleatët e tjerë evropianë që kanë njohur liderin opozitar si president i përkohshëm i Venezuelës.

Gjatë një interviste dhënë për një radio franceze, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves LeDrian, ka deklaruar se kjo lëvizje nuk kishte të bëjë asgjë tjetër përveç se të forcoj demokracinë në Venezuelë.

Ndërkaq kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një konference për media në Tokio të Japonisë, ka thënë se vendi i saj e njeh si president legjitim të përkohshëm të Venezuelës, si dhe i bëri thirrje Guaidos që të organizojë zgjedhjet e reja presidenciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori