LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe fillon t’i përgatisë bizneset për BREXIT-in

Britania e Madhe fillon t’i përgatisë bizneset për BREXIT-in

Eksportuesit britanikë do të regjistrohen në një sistem doganor në mënyrë që të mund të tregtojnë me Bashkimin Evropian pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni më 31 tetor.

Autoriteti tatimor i Mbretërisë së Bashkuar do t’ju lëshojë automatikisht më shumë se 88 mijë kompanive një numër regjistrimi dhe identifikimi të operatorit ekonomik gjatë dy javëve të ardhshme. Kjo nismë është bërë publike nga Thesari, ku në një deklaratë u theksua se pa u pajisur me një numër të tillë, firmat nuk do të ishin më në gjendje të tregtonin me BE-në pas daljes.

“Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e fluksit të mallrave në pikat kufitare dhe mbështetjen e bizneseve për tregti dhe rritje”, tha sekretari i Thesarit, Sajid Javid, përcjell Telegrafi.

Numrat e llogarive të bizneseve janë të nevojshme për të lëvizur mallrat brenda ose jashtë BE-së. Të ardhurat nga Dogana vlerësuan në fillim të këtij viti se 240 mijë kompani do të kishin nevojë për një llogari zyrtare pas BREXIT-it, por deri tani vetëm 72 mijë kanë kërkuar një të tillë. Kështu ky mund të jetë shkaku pse dhjetëra mijëra firma të vendosen në rrezikun e shkëputjes nga tregu i i vetëm i eksportit.

Dhomat Britanike të Tregtisë të cilat kishin bërë fushatë për lëshimin automatik të numrave, e mirëpritën masën por thanë se është vetëm një “hap i parë” që do të “shkaktojë më shumë pyetje”.

“Bizneset kanë ende nevojë për qartësi në shumë çështje të tjera të tregtisë ndërkufitare, të tilla si procedurat doganore në kufi pas një dalje pa marrëveshje. Qeveria duhet urgjentisht të sigurojë përgjigje për këto pyetje dhe të hartojë udhëzime dhe mbështetje për bizneset”, u shpreh drejtori i përgjithshëm, Adam Marshall.

Nga ana tjetër, qeveria tha se po vinte në dispozicion një shumë prej 9 milionë sterlina apo 10.9 milionë dollarë, për t’u siguruar që portet kryesore dhe zonat përreth janë gati për BREXIT. /Telegrafi/