LAJMI I FUNDIT:

Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë – njofton ministria britanike e Mbrojtjes

Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë – njofton ministria britanike e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe thotë se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë në rast se kërkohet.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetjes nëse kërkohet”, tha Ministria britanike Mbrojtjes, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, gjatë ditës, Aleanca Veri-Atlantike ka konfirmuar sot se ka autorizuar forca shtesë në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit.


NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës
Lexo po ashtu NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

Në njoftimin për media thuhet se KFOR-i do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Që nga maji, ne kemi rrit praninë e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët, në Beograd, në Prishtinë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Lajme
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Lajme
Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Lajme
Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Lajme
Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Lajme
Kalo në kategori