Aktorja Megan Fox dhe Brian Austin Green janë të martuar tash e 10 vite së bashku. Pasi aktori e konfirmoi ndarjen nga gruaja e tij, tashmë kjo marrëdhënie po bëhet edhe më e ndërlikuar, shkruan Daily Mail.

46-vjeçari së fundmi ka deklaruar se Megan i kishte thënë atij se ndihej më e lumtur me veten, kur ishin të ndarë.


"Unë u trondita dhe u mërzita për këtë, por nuk mund të mërzitem për të dhe nuk u mërzita me të, ajo nuk kërkoi të ndjehej në atë mënyrë, nuk ishte një zgjedhje që ajo bëri, kjo është diçka që e shprehu sinqerisht", ka deklaruar Green.

GettyImages 157924961 (Foto: Michael Buckner/Getty Images For March Of Dimes/Guliver)

Brian ndërkohë i përmendi Megan se i duhet kohë që të kuptojë plotësisht veten, ndërsa është duke punuar për një film.

Thashethemet rreth ndarjes së tyre u shfaqën në prill, pasi raportimet pretenduan se Megan dhe Brian po izoloheshin veçmas.

Pas këtyre aludimeve, Megan është parë duke u shëtitur me makinën e reperit Machine Gun Kelly, e që pretendohet se dyshja mund të kenë filluar romancën. /Telegrafi/