LAJMI I FUNDIT:

BREXIT kërcënon statusin financiar të Londrës

BREXIT kërcënon statusin financiar të Londrës

Kompania e udhëtimeve TUI AG paralajmëroi për fluturime të shtrenjta, Universiteti i Kembrixhit tha se studentët e Evropës kontinentale do paguajnë taksa në të ardhmen dhe huamarrësit e korporatave po shtojnë përpjekjet për të mos u dëmtuar kur Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm.

Paralajmërimet për mënyrën se si BREXIT mund të ndalojë investitorët e obligacioneve duke u kthyer paratë e tyre po bëhet më shqetësuese, ndërkohë që klauzolat që lejojnë emetuesit të kalojnë juridiksionin qeverisës larg ligjit anglez, po përpilohen, raporton Bloomberg.


Gjykatat e reja për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkufitare po hapen edhe në kryeqytetet evropiane, një shenjë tjetër e kërcënimit të statusit të Londrës si një qendër financiare.

Negociatorët britanikë dhe BE po lëvizin më pranë një marrëveshje divorci. Por ka ende një rrezik që institucionet financiare të përqendruara në Londër mund të gjejnë veten të izoluar nga klientët e tyre në një kufi të ndërtuar në mënyrë të ngutshme. Për të ndalur risqet, shumë avokatë, lobistë dhe bankierë kanë rishkruar librat e rregullit të tregut të borxhit.

“Një Brexit i çrregullt nuk është vetëm një rrezik i shoqërisë, është një ngjarje më e madhe probabiliteti për destabilizim dhe ka nevojë për më shumë kohë për ndryshimet juridike”, tha Geraud Charpin, një menaxher i portofolit në Londër në BlueBay Asset Management. /Telegrafi/