LAJMI I FUNDIT:

Breshëri automatiku në Elbasan

Breshëri automatiku në Elbasan

TNjë breshëri të shtënash janë dëgjuar pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja është regjistruar në afërsi të stadiumit, unazën jugore të qytetit.

Nga të dhënat paraprake raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale.


Të shtënat kanë ndodhur pranë njërit prej bizneseve të fisit Çapja, hotel “Universi”. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet, që dyshohet të jetë braktisur nga autorët.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punonjnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetëm dy ditë më parë në Elbasan u plagos një emër i njohur i drejtësisë, shtetasi Bledar Muça.