LAJMI I FUNDIT:

Brenga e vajzave të reja: A mund ta humbni virgjërinë me tamponë?

Brenga e vajzave të reja: A mund ta humbni virgjërinë me tamponë?

A jeni e virgjër por frikësoheni se futja e tamponit do të bëjë që ta humbni virgjërinë?

Atëherë dëgjoni mirë: Çdo vajzë që është me menstruacione mund t’i përdorë tamponët. Tamponët funksionojnë njësoj si për vajzat që janë të virgjra, si për ato që bëjnë seks, transmeton Telegrafi.


Dhe, pavarësisht se futja e tamponit në vagjinë mundet rastësisht ta zgjatë apo çajë cipën e virgjërisë së një vajze, tamponi assesi nuk do t’ua humbë virgjërinë – vetëm seksi mund ta bëjë këtë.

Qoftë nëse një vajzë vendos të përdorë tamponë apo mantare, kjo është krejtësisht vendim i saj. Shumica e vajzave që janë aktive – veçanërisht ato që preferojnë notin – dëshirojnë të përdorin tamponë që të mos mungojnë në sportin e preferuar.

Mund të merr pak kohë praktikimi i tamponit për herën e parë. Për disa vajza, tamponët me maje cilindrike janë më të lehtë në fillim.

Sidoqoftë, nëse dëshironi të përdorni tamponë, ndiqni instruksionet hap-pas-hapi në kutinë e blerjes.  /Telegrafi/