Brenda rezidencës 5.9 milionë dollarëshe që Ellie Goulding tenton ta shes

Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding, ka vendosur që të shes njërën prej pronave të saj në Londër.
Fjala vjen për rezidencën e saj, vlera e të cilës arrin deri 5.95 milionë dollarë, shkruan The Sun.
Shtëpia posedon gjithsej pesë dhoma gjumi të dekoruara, kuzhinë dhe pjesën e tavolinës së ngrënies të ndarë.
Në fotografi mund të vërehet se shumica e enterierit është e dizajnuar me ngjyrë gri, përfshirë edhe të bardhën.
Pjesa e jashtme është e ndërtuar me blloka me ngjyrë kafe, teksa vihen në pah edhe dritaret e gjata.
Krijuesja e hitit “The Brightest Blue” gjatë këtij viti kaloi më shumë kohë në shtëpinë në Oxford, ndërsa kjo në Londër është e pashfrytëzueshme për të.
The Sun po ashtu raporton se artistja merr rreth dy milionë dollarë në vit, kurse po fiton më shumë me reklama se sa me muzikë. /Telegrafi/






















































