LAJMI I FUNDIT:

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Një qytet me më pak se gjysmë milioni banorë, në gjashtë muajt e fundit ka regjistruar 14 mijë raste të veturave të braktisura.

Bëhet fjalë për Oakland në SHBA, që është “vërshuar” nga veturat e braktisura që me kalimin e kohës pasi çmontohen nga shitësit e auto pjesëve, mbesin si rrënoja nëpër rrugët e qytetit – duke pritur që të intervenojnë autoritetet lokale për t’i larguar, transmeton Telegrafi.


Vetëm në gjashtë muajt e fundit, autoritetet e atjeshme kanë pranuar gati 14 mijë raportime për vetura të braktisura, që është një përqindje më e madhe sesa ajo në San Francisco dhe Baltimore së bashku.

Gjërat janë përkeqësuar dukshëm këtë vit. Ky qytet nuk po ka hapësirë të mjaftueshme se ku të “rehatojë” veturat e braktisura. Ata paguajnë një milion dollarë në vit dhe ka rreth 2000 automjete vetëm në një “varrezë”.

Tani nuk ka më hapësira shtesë, dhe qyteti ka vendosur të reagojë vetëm ndaj mjeteve të braktisura që pengojnë qarkullimin e përditshëm.

Pra, do të reagojë vetëm nëse dikush e lë veturën para hyrjes së pronës së dikujt, por jo diku ku askush nuk shqetësohet, në parking apo para shkollës.

ABC7 News shkoi për një xhiro me këshilltarin e qytetit Noel Gallo, dhe në gjysmë ore vozitje zbuluan rreth 50 vetura të braktisura. /Telegrafi/