LAJMI I FUNDIT:

Brenda punëtorisë tajlandeze ku prodhohet Ford Ranger Raptor (Video)

Brenda punëtorisë tajlandeze ku prodhohet Ford Ranger Raptor (Video)

Range Raptor i ri, prodhohet në një fabrikë në Tajlandë, me teknologji moderne dhe mbikëqyrje nga profesionistët

Modeli i ri nga Ford për terrene të vështira dhe me hapësirën për bartjen e mallrave, që pritet të lansohet gjatë vitit që vjen, është një ndër sekretet e ruajtura më së keqi, transmeton Telegrafi. Deri më tani, e kemi parë disa herë nga afër teksa testohej në rrugë, madje edh epa shtresën për kamuflazh. Të kujdesshëm nuk kanë qenë as inxhinierët e kompanisë, që kanë lëshuar imazhe që e tregojnë nga afër në shumë pozita.


Mirëpo, duket se kanë qenë shumë të kujdesshëm, kur është fjala për prodhimin e modelit 2019, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë në treg më 2020. Videoja e shpërndarë nga Ford, e tregon këtë makinë, prej prodhimit të detajeve të para, kompletimit dhe një pjesë të testimit laboratorik.

Në të njëjtën kohë, mund ta shohim edhe enterierin, që ka ekrane të gjera dhe shumë butona për t’ia lehtësuar shoferit manovrimin. Pjesa tjetër e videos, e shfaqë Range Roger teksa lëvizë nëpër natyrë, n terrenet më të vështira të mundshme. /Telegrafi/