LAJMI I FUNDIT:

Brenda po ekzekutohej vrasësi, dhjetëra policë bëjnë xhiro me motoçikleta jashtë burgut (Video)

Brenda po ekzekutohej vrasësi, dhjetëra policë bëjnë xhiro me motoçikleta jashtë burgut (Video)

Dhjetëra policë me uniformë u mblodhën dhe bënë xhiro me motoçikletat e tyre jashtë një burgu, ku një njeri u ekzekutua për vrasjen e një oficeri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert Jennings u dënua me vdekje për vrasjen e oficerit Elston Howard gjatë një vjedhje në një dyqan librash në Houston të Teksasit, në vitin 1988.


Siç thuhet tutje, 61-vjeçari, i cili kaloi 30 vjet burg, u shpall i vdekur në orën 6,33 të mërkurën, 18 minuta pas administrimit të drogës.

Shefi i policisë së Hjustonit, nëna e Elston Howard, Era dhe partnerja e Jennings, Evelyn Staus ishin midis dëshmitarëve të pranishëm në njësinë Huntsville, përpara se Jennings të marrë një injeksion vdekjeprurës.

Ndërsa thuhet se policët jashtë burgut, përmes motoçikletave të tyre, kishin dërguar një zhurmë që bëri jehonë në dhomën e vdekjes.

Sipas Chronicle Houston, Jennings tha në momentet e tij të fundit: “Vetëm për pak kohë, për miqtë dhe familjen time, kjo ishte një udhëtim i mirë”.

“Për familjen e oficerit të policisë, shpresoj që kjo t’ju ofrojë, dhe jini mirë dhe qëndroni të sigurt. Gëzoni momentet e jetës, sepse kurrë nuk i kthejmë ato”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori