Kosova ka shënuar deficit tregtar më të lartë për 20.2 për qind në muajin shtator 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkatësisht në vlerë prej 257.3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 213.9 milionë në vitin 2017, derisa eksporti mbulon importin me 12.5 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin shtator 2018, sipas raportit “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, shtator 2018”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kishte vlerën 36.6 milionë euro, ndërsa importi 293.9 milionë, që shënon rritje 7.6 për qind për eksport dhe rritje 18.5 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 42.6 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.3 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 9.5 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.4 për qind produktet minerale, 9 për qind produktet bimore, etj.
Grupet kryesore për import, 16 për qind përbëhen nga produktet minerale, 13 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.9 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 7.8 për qind mjetet e transportit, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 10.2 milionë euro ose rreth 28 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 14.1 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në Bashkimin Evropian janë Gjermania 7.6 për qind, Holanda 3.4 për qind, Sllovenia 2.2 për qind dhe Danimarka me 2.1 për qind.
Importet e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian ishin rreth 124 milionë euro ose 42.2 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 19.6 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania me 10.1 për qind, Italia me 5.9 për qind, Spanja me 3.7 për qind, Greqia me 3.4 për qind dhe Sllovenia me 2.9 për qind.
Në muajin shtator 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 15 milionë euro ose 41.1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 9.8 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga këto vende ishin Shqipëria me 17 për qind, Maqedonia 11.2 për qind, Serbia 6.9 për qind dhe Mali i Zi me 3.6 për qind.
Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shtator 2018, arritën në 82.2 milionë euro ose 28 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.2 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 12.8 për qind, Shqipëria me 6.7 për qind, Maqedonia me 5.4 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 2.6 për qind.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 11.3 milionë euro ose 30.9 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden India me 21.2 për qind dhe Zvicra me 5.8 për qind.
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 87.6 milionë euro ose 29.8 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 9.5 për qind dhe Kina 9.5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker