LAJMI I FUNDIT:

Brenda një jave 13 persona të ndaluar në Gjilan

Brenda një jave 13 persona të ndaluar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 persona, për shkak të dyshimit të veprave penale rrezikim i trafikut publik, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe zjarrvënie, sipas Kodit Penal.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, për shkak të veprave penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Grabitje’’, të KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 persona të mitur, për shkak të dyshimit të veprave penale: ‘’Grabitje’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.

Prokuroria, për të gjitha rastet brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.

Gjithashtu, më 23 mars 2019, në Gjilan, një person i moshës 74 vjeçare është gjetur pa shenja jete, në afërsi të një moteli, ku mënyra dhe rrethanat në të cilën është gjetur i ndjeri, konsiderohen si vdekje e dyshimtë.

Prokurori kujdestar, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori