LAJMI I FUNDIT:

Brenda një dite tregu i kriptovalutave tkurret me 13 miliardë dollarë

Brenda një dite tregu i kriptovalutave tkurret me 13 miliardë dollarë

Tregu i kriptovalutave pësoi korrigjimin e radhës, ndërsa 13 miliardë dollarë humbën nga Bitcoin, Ethereum, Ripple, Bitcoin Cash dhe EOS.

EOS regjistroi rënien më të madhe përballë dollarit Amerikan me 11 për qind brenda natës, kurse Bitcoin, Ethereum dhe Ripple humbën 5 për qind, përcjell Telegrafi.


Pavarësisht optimizmit nxitur nga investimet në shkallë të gjërë në tregun e kripotvaltave, kjo industri ka performuar dobët duke dështuar të mbajë ritmin e rritjes.

Që nga janari i këtij viti Bitcoin është në rënie të lirë, por sipas ekspertëve ende ka shpresë se Bitcoin do të provojë veten një ditë. /Telegrafi/