LAJMI I FUNDIT:

Brenda një dite shërohen 230 pacientë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Brenda një dite shërohen 230 pacientë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 230 persona e kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.


Prej tyre shumica janë nga Shkupi (126), 45 të shëruar janë nga Tetova, 31 nga Kumanova, 11 nga Shtipi, 7 nga Kavadari, 2 nga Shën Nikolla, Resnja dhe Negotina dhe nga një nga Kavadari, Gostivari dhe Koçani.

Tetë viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Lexo po ashtu Tetë viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga coronavirusi ka shkuar në 3554.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë infektuar 7406 persona, prej të cilëve 359 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 korrik) është 3493./Telegrafi/