LAJMI I FUNDIT:

Brenda natës humbi 14 miliardë dollarë, Musk bie nga froni – nuk është më njeriu më i pasur në botë

Brenda natës humbi 14 miliardë dollarë, Musk bie nga froni – nuk është më njeriu më i pasur në botë

Pronari i kompanisë Space X dhe Tesla, Elon Musk, që së fundmi ishte shpallur njeriu më i pasur në botë, sërish ka gjetur veten në vendin e dytë në listën e personave më të pasur, pasi pasuria e tij ka rënë për afro 14 miliardë dollarë brenda një dite.

Aksionet e kompanisë së tij për prodhimin e veturave elektrike Tesla kanë rënë mbrëmë për 8 për qind, ku pasuria neto e Musk është zvogëluar për 13.5 miliardë dollarë nga 176.2 që i kishte në total, transmeton Telegrafi.


Pasi që të premten e kaluar Musk u shpall për një kohë të shkurtër si njeriu më i pasur në botë duke lënë pas drejtorin e Amazon, Jeff Bezos, sot sërish është pozicionuar si i dyti.

Bezos është rikthyer në krye të listë me rreth 6 miliardë dollarë më shumë, ku vlera e përgjithshme e pasurisë së tij vlerësohet të jetë 182.1 miliardë dollarë. /Telegrafi/