Brenda koleksioni të makinave të Arnold Schwarzenegger që përfshin një Hummer gjigant elektrik dhe Tesla Roadster

Është zbuluar koleksioni i jashtëzakonshëm i makinave i super-yllit, Arnold Schwarzenegger, që përfshin një Hummer gjigant elektrik 4×4 me vlerë prej 116 mijë eurove.
Aktori me origjinë austriake ka grumbulluar një pasuri prej 409 milionë eurosh dhe ka përdorur pasurinë e tij për të grumbulluar një përzgjedhje të madhe makinash luksoze, transmeton Telegrafi.
Me një karrierë të bujshme, Arnold u bë një nga aktorët më të suksesshëm të brezit të tij.
Ndër arritjet e tij të panumërta, Schwarzenegger është emëruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2004 dhe 2007 nga Time Magazine.
Ai gjithashtu ishte guvernator i Kalifornisë nga viti 2003 deri në 2011.
Pra, nuk është për t’u habitur që Arnold zotëron një përzgjedhje marramendëse të makinave.
Në listën e mëposhtme janë disa prej makinave më të mira në koleksionin e tij mahnitës.
Kreisel Hummer elektrik – që kushton përafërsisht 116 mijë euro
Hummer nuk është lloji i automjetit që mund të prisni të jetë një automjet elektrik.
Me motorë elektrikë të dyfishtë dhe një bateri të madhe 100 kWh, automjeti ka një rreze prej 297 kilometrave.
Në vitin 2017, Schwarzenegger ishte personi i parë që zotëronte një Hummer me bateri, të zhvilluar me Kreisel Electric.
Ai pati thënë në një deklaratë: “Më në fund, ëndrra ime për ta kthyer Hummerin tim plotësisht elektrik është një realitet. Ne po ecim kaq shpejt drejt një të ardhmeje me energji të pastër”.
Bentley Continental GT Convertible – përafërsisht 257 mijë euro
Bentley Continental GT është një makinë seriozisht e aftë që ofron shumë cilësi dhe fuqi – ku shpejtësia prej 0 në 99 kilometër për orë zgjat rreth 4.0 sekonda, me një shpejtësi maksimale vetëm 321 kilometra në orë.
Modeli drop-top është i përsosur për lundrim në rrezet e diellit në Kaliforni.
Dodge Challenger SRT8 – ku kushton përafërsisht 58 mijë euro
Modeli Challenger SRT8 i aktorit vjen me një motor 6.4 litra V8 që prodhon 470 kuaj fuqi.
Megjithatë, mund të mos jetë zgjedhja ideale nëse po përpiqeni të shmangni paparacët, pasi motori i madh me benzinë do të sigurojë që ata do t’ju dëgjojnë të vini.
Porsche 911 Convertible – që kushton përafërsisht 198 mijë euro
Porsche 911 është një makinë sportive fantastike dhe raportohet se Arnold ka një model Turbo Convertible i cili është i përsosur për jetën në Bregun Perëndimor.
Tesla Roadster, që kushton afërsisht 175 mijë euro
Përpara se Tesla të bëhej kjo që është sot dhe të nxirrte në treg Modelin e saj të parë S, kompania kishte modelin Roadster.
Prodhuar midis vitit 2008 dhe 2012, gama nuk u ngrit kurrë dhe vetëm disa mijëra prodhuan.
Me veturën shpejtësia nga 0 në 99 kilometra në orë arrihej nën katër sekonda, me një rreze të përgjithshme prej 386 kilometra.
Roadster tërësisht i ri do të dalë në treg në vitin 2024.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda
Lansohet video “teaser-i” i Kia EV9 – prezantimi i plotë do të behet më 15 mars
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk
Nuk është fotoshop, vetura më e gjerë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës