LAJMI I FUNDIT:

Brenda kabinës së Renault Austral

Brenda kabinës së Renault Austral

Një skicë e ekipit të dizajnit shfaq kabinën moderne të SUV-it të ri nga Renault.

Gjiganti francez prej kohësh po mendon të zëvendësojë modelin Kadjar me Austral, e në vazhdimin e fushatës është publikuar “tizeri”“që tregon enterierin e modelit të ri, transmeton Telegrafi.


Pritet që në kabinë të dominojë tabela komanduese digjitale me dy ekrane, ngjashëm sikurse te modeli elektrik Megane E-Tech.

Ekrani gjigant i vendosur në mes dhe sistemi multimedial merr pjesën më të madhe të konzolës, e karakterizohet me një pamje interesante gjeometrike.

Blerësit do të kenë në dispozicion interfejsin OpenR Link me Android Auto dhe funksionet e Apple CarPlay.

Në Renault pretendojnë që 90 për qind e përmbajtjes së këtij ekrani do të vjen me ndihmën e një apo dy klikave.

Ekrani i dytë digjital gjendet në vendin e insturment tabelës klasike.

Karakteristikë tjerë është timonin, ku në pjesën e sipërme dhe të poshtme është paksa i sheshtë.

Që të jetë sa më praktik, SUV-i i ri do të ketë një funksion të dobishëm që kryesisht kanë të veturat mini-van – mund ta “rrëshqasin ulësen e pasme”. /Telegrafi/