LAJMI I FUNDIT:

Brenda fshatit kinez, ku 8 mijë banorët janë ekspertë të Kung Fusë dhe arteve tjera marciale (Foto/Video)

Brenda fshatit kinez, ku 8 mijë banorët janë ekspertë të Kung Fusë dhe arteve tjera marciale (Foto/Video)

Nëse ndonjëherë ju jepet rasti ta vizitoni Kinën dhe të kaloni pranë një fshati të quajtur Daxi, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni ndonjë mosmarrëveshje me dikë, pasi në këtë vend pothuajse të gjithë janë mjeshtër të Kung Fusë dhe arteve tjera marciale.

Nga fëmijët, pensionistët, fermerët e barinjtë, të gjithë në fshatin Daxi në provincën kineze Guangxi janë mjeshtër të Kung Fusë, transmeton Telegrafi.


Plotë mbi 8 mijë banorë ushtrojnë dy herë në ditë të gjitha llojet e arteve marciale – një herë në mëngjes dhe në mbrëmje – duke bërë kështu që fshati ta fitojë epitetin e fshatit të Kung Fusë.

Thuhet se banorët e Daxit kishin filluar të ushtrojnë Kung Fu, pasi një shaullin ishte vendosur në këtë pjesë të Kinës qysh para 700 viteve. Ky shaullin i identifikuar si Tang Laoshun, ishte arratisur nga tempulli i Shaullinëve pasi kishte presion të madh nga ushtria imperialiste që e akuzonin se kishte tentuar ta rrëzon nga froni Perandorinë.

Zhong Molin një mjeshtër i Kung Fusë në Daxi, ka deklaruar për Yulin News se Tang vazhdimisht ishte ngacmuar nga banorët e zonës kur fillimisht u vendosë në Daxi. Megjithatë, ai vendosi t’ua mësojë artet marciale banorëve, duke i bërë ekspert të kësaj fushe.

Që prej asaj kohe ata e kanë ruajtur traditën dhe vazhdimisht ushtrojnë Kung Fu. Zhong është gjenerata e gjashtë që e praktikon Kung Funë në Daxi dhe është trajner i një shkolle për arte marciale në fshatin Daxi.

Ai pranoi se banorët ushtrojnë një orë e gjysmë në mëngjes dhe mbrëmje. Janë të specializuar në përdorimin e armëve të ndryshme nga shkopinjtë e drurit e deri të shpatat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori