LAJMI I FUNDIT:

Brenda “fshatit fantazmë” në Angli ku vendasit u larguan duke lënë një shënim të vetëm, gati 80 vjet më parë

Brenda “fshatit fantazmë” në Angli ku vendasit u larguan duke lënë një shënim të vetëm, gati 80 vjet më parë

Një fshat fantazmë drithërues u la plotësisht i shkretë gati 80 vjet më parë me një shënim rrëqethës të ngjitur në kishë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Tyneham në Dorset, Angli, u bë i njohur si një “fshat i humbur” pasi u evakuua në Luftën e Dytë Botërore.

Kështu, të gjithë 225 banorët u zhvendosën për t’i hapur rrugë kampeve të stërvitjes ushtarake për ushtarët aleatë më 17 dhjetor 1943.

Dhe aty mbeti vetëm një shënim që ishte shkruar nga një fshatar për trupat që vinin.

Aty thuhej: “Ju lutemi trajtoni kishën dhe shtëpitë me kujdes; ne kemi hequr dorë nga shtëpitë tona ku shumë prej nesh kanë jetuar për breza për të ndihmuar në fitoren e luftës dhe për lirinë e njerëzve”.

“Ne do të kthehemi një ditë dhe do t’ju falënderojmë që e trajtoni fshatin me dashamirësi”.

Por vendasit nuk shkelën më kurrë në shtëpinë e tyre – me disa që u vendosën në shtëpitë e sapondërtuara rreth gjashtë milje (rreth 10 kilometra) larg në Wareham.

Një hetim publik filloi në vitin 1948 pas protestave me fshatarët që dëshironin të ktheheshin në Tyneham.

Por u lëshua “një urdhër blerje e detyrueshme” dhe fshati mbeti në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me kalimin e viteve, u nisën fushata të mëtejshme për ta kthyer Tynehamin te vendasit e tij, por shumë ndërtesa u konsideruan të pabanueshme – me shumë prej shtëpive në gjendje të keqe.

Kështu, shkolla dhe kisha janë bërë muze për të mësuar të tjerët për sakrificën që bënë fshatarët.

Pesëdhjetë vjet pasi vendosi shënimin në derën e kishës, Helen Taylor, atëherë 92 vjeçe, tregoi se si nuk kishte mëri ndaj ushtrisë.

Ajo tha: “Ne u larguam me vullnet të mirë, duke menduar se po bënim pjesën tonë për të ndihmuar në luftë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori