LAJMI I FUNDIT:

Brenda fabrikës gjigante të Rivianit ku gjithçka është gati për të filluar prodhimi i veturave

Brenda fabrikës gjigante të Rivianit ku gjithçka është gati për të filluar prodhimi i veturave

Fabrika gjigante e ndërtuar me teknologjinë më moderne, është gati të fillojë prodhimin

Janë bërë dy javë, që kur Riviani i ka mbyllur të gjitha linjat e prodhimi, pas urdhrit për mbyllje si pasojë e përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ky ishte një zhgënjim mjaft i madh për këtë prodhues, që ka punuar shumë, por që ende nuk ka filluar të prodhojë makinat e planifikuara.

Por, për të mbajtur lart moralin e punonjësve si dhe të atyre që po presin makina nga ky prodhues, janë shfaqur pamjet brenda fabrikës gjigante, ku gjithçka është gati të fillojë prodhimi i veturave të reja.

Në fabrikën me 23 hektarë që ndodhet në Ilinois të Shteteve të Bashkuara, janë duke u bërë punimet e fundit, që prodhimi i makinave të fillojë sa më shpejtë.

Që testimi i brendshëm të jetë sa më praktik dhe efikas, janë 11 zona të brendshme testimi, disa prej të cilave do të shfrytëzohet vetëm për testimin e baterive të veturave në lëvizje.

Me gjithë këtë investim, Riviani që është krijuesi i R1T dhe R1S, pritet të jenë në nivel që të rivalizojë me makinat nga Tesla. /Telegrafi/