LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy muajve u shqiptuan 211 gjoba për ndotësit e mjedisit

Brenda dy muajve u shqiptuan 211 gjoba për ndotësit e mjedisit

“Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

“Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit mars dhe prill janë shqiptuar gjithsej 211 gjoba mandatore sipas këtij Udhëzimi, si dhe 13 gjoba të tjera të bazuara në rregullore komunale.


Sipas monitorimit të bërë nga “Let’s Do It” për muajt mars dhe prill, rezulton se Peja i prin listës së komunave me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 31, pasuar nga Vushtrria me 21 gjoba të shqiptuara, Prishtina 20 dhe Ferizaj ku janë shqiptuar 18 gjoba.

Me nga 15 gjoba të shqiptuara, lista vazhdon me Komunën e Gjakovës dhe Deçanit, pasuar nga komuna e Prizrenit dhe Malishevës me nga 10 gjoba të shqiptuara për ndotësit. Ndërsa gjatë muajve mars e prill, në Komunën e Rahovecit dhe Klinës janë shqiptuar nëntë gjoba,në Komunën e Mitrovicës shtatë gjoba, pasuar nga Komunat e Skenderajt, Gjilanit, Shtimes me nga gjashtë gjoba të shqiptuara. Numër të njëjtë të gjobave [gjashtë] kanë shqiptuar edhe inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndërsa, nga pesë gjoba janë shqiptuar në Komunën e Podujevës dhe Kamenicës”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se nga tri gjoba kanë shqiptuar Komuna e Istogut, Drenasit dhe Lipjanit, pastaj është Komuna e Obiliqit me vetëm dy gjoba të shqiptuara, derisa në Komunën e Suharekës është shqiptuar vetëm një gjobë.

“Në muajt mars dhe prill, asnjë gjobë mandatore nuk është shqiptuar në komunat, si: Fushë Kosova, Vitia, Kaçaniku, Hani i Elezit, dhe Junikut.
Nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë muajit mars ishte ai i hedhjeve të mbeturinave në zonat e ndaluara dhe parkimi në zonat e gjelbëruara, ndërsa gjatë muajit prill ishte ai i shpërndarjes së fletushkave nëpër hapësirat e ndaluara (kryesisht në hyrje të ndërtesave).

Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave”, thuhet në njoftim.

“Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori