I koncentruar derisa shikon me vëmendje planet e ushtrisë së tij, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un planifikon të lansoj raketat në ishullin Guam ku janë të stacionuara shumë forca të ushtrisë amerikane.
Fotografitë e reja të publikuara tregojnë në detaje “dhomën e luftës”, nga ku lideri suprem u jep urdhra zyrtarëve ushtarakë lidhur me sulmet që po planifikon t’i kryej në drejtim të ishullit Guam, transmeton Telegrafi.
Imazhet e publikuara nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, shfaqin diktatorin duke studiuar imazhet satelitore që kanë fotografuar bazën ajrore të ushtrisë amerikane në Guam si dhe hartat për operacione ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japonisë.
Kim Jong-un shihet i rrethuar nga gjeneralët siç janë Kim Jong Sik, një ekspert dhe shkencëtar i raketave dhe që besohet të jetë truri i programit të raketave të Koresë së Veriut.
Sipas televizionit shtetëror të vendit më të izoluar të botës, Kim Jong-un planifikon të kryej këto sulme me raketa me rreze të gjata, që mund të fluturojnë deri në 3356 kilometra dhe të lundrojnë në ujë drejt Guamit deri në 40 kilometra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251