Shumë vende po planifikojnë hapjen graduale pasi mendohet se coronavirusi e ka kaluar pikun e tij.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 202 të vdekur nga coronavirusi


Sipas autoriteteve zyrtare, Gjermania gjatë 24 orëve të fundit shënoi 202 të vdekur nga Covid-19 dhe 1 mijë e 304 raste të reja.

Numri total i rasteve ka shkuar mbi 157 mijë, ndërsa në total ka 6,115 të vdekur nga coronavirusi.

Kujtojmë që Gjermania ka një numër shumë më të ulët rastesh dhe vdekjesh në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Francën. /kp/Telegrafi/