LAJMI I FUNDIT:

Braziliania e kap të dashurin duke e tradhtuar përmes Google Maps

Braziliania e kap të dashurin duke e tradhtuar përmes Google Maps

Një grua braziliane thotë se e kapi të dashurin e saj duke e tradhtuar me shoqen e saj më të mirë duke përdorur Google Street View.

Juliana Lima, e cila vjen nga shteti i Ceará, e përdori TikTok-un për të ndarë historinë e çuditshme muajin e kaluar, me videon e saj që arriti më shumë se 9 milionë shikime.


Lima thotë se kohët e fundit vuri re një veturë Google që kalonte pranë shtëpisë së saj duke bërë foto për shërbimin e Street View, shkruan NY Post, përcjell Telegrafi.

@julianalima.julie #chifre #traicao #googlemaps #foryou ♬ Classic classic Mozart Ainek.(898018) – Toshihiro Iwaki

Menjëherë pas kësaj, ajo vendosi të hyjë në faqen e internetit për të parë se çfarë rruge mori veturë nga shtëpia e saj.

Por ndërsa gjurmonte virtualisht veturën, Lima vuri re të dashurin e saj në një foto të Street View duke hipur në një motoçikletë me një grua pas shpinës.

“Personi në anën e pasme nuk më ngjante mua, kështu që unë i ndoqa”, rrëfeu Lima në videon e saj virale të cilën e kishte emëruar: “Kam kapur në Google Maps të dashurin tim duke tradhtuar – jam e shkatërruar”.

Megjithatë, video përfundon me një foto të një burri, për të cilin Lima thotë se është i dashuri i saj, duke mbështetur kokën në prehrin e një gruaje në një stol në rrugë.

The video concludes with a snap of a man, who Lima says is her boyfriend, resting his head on a woman’s lap on a street bench.

Në mënyrë tronditëse, Lima thotë se e kuptoi se gruaja ishte shoqja e saj më e afërt. “Ishte i dashuri im dhe shoqja ime më e mirë,” pohoi ajo në mënyrë sensacionale. “Jam e shkatërruar”, vazhdoi tutje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Kalo në kategori