LAJMI I FUNDIT:

Braziliani që përkrahë Kroacinë në ndeshjen ndaj vendit ku lindi: Do të jem me ta derisa të jenë në Botëror

Braziliani që përkrahë Kroacinë në ndeshjen ndaj vendit ku lindi: Do të jem me ta derisa të jenë në Botëror

Pas postimit të një fotoje me familjen e tij pas ndeshjes kundër Kanadasë, legjendar Eduardo da Silva ka ripërtërirë një foto të ngjashme për të festuar arritjen e Kroacisë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Pas fitores ndaj Japonisë, braziliani publikoi sërish një foto me dy fëmijët e tij, me fanellat e Kroacisë.

Sulmuesi i njohur, që ka luajtur 64 herë për kombëtaren kroate dhe ka shënuar 29 gola, ka shpërndarë një foto me familjen në faqen e tij në Facebook me mbishkrimin: “Fitore e madhe! Skuadra e madhe! Vend i vogël, zemër e madhe!”.


Ai ka komentuar shanset e Kroacisë kundër Brazilit për HRT dhe ka treguar se do të mbështesë ekipin e Zlatko Dalić.

“Kroacia më dha shansin të jem ai që kam arritur në jetën time dhe sigurisht i jam mirënjohës për këtë dhe, natyrisht, përderisa Kroacia të luajë, unë do të mbështes Kroacinë”, ka thënë da Silva.

Tutje ai kërkoi nga Kroacia që të mbijetojë në 20 minutat e parë të ndeshjes, për të zhvilluar pastaj një ndeshje të madhe.

“Nëse i mbijeton 20 minutat e para kundër Brazilit, do të krijohet tension dhe do të jetë e vështirë për brazilianët, dhe Kroacia do të çlirohet me lojë. Mendoj se arma e kombëtares kroate është mesfusha. Luca, Brozo dhe Kova, ata drejtojnë edhe nëse janë tre të mirë, sigurisht që do ta kontrollojmë ndeshjen. Do të jetë e vështirë, por besoj”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori