LAJMI I FUNDIT:

Braktisja e madhe

Braktisja e madhe
Punëtorët e nëpërkëmbur mësyjnë vendlindjet e varfra

Në vitin 2020, kryeministri indian, Narendra Modi, shpalli një nga izolimet më të ashpra për koronavirusin në botë, duke shtyrë afro 200 milionë punëtorë migrantë që të mbeten të bllokuar, pa paga, pa ushqim dhe pa strehim, transmeton Telegrafi.

Në shtetin me 1.3 miliardë njerëz, njerëzit ishin të lirë për vetëm katër orë. Në qytetet e mëdha, punëtorët migrantë nuk ia dilnin mbanë ditës tjetër. Prandaj, shumë migrantë të tillë ndërmorën udhëtime të gjata, për t’u kthyer në fshatrat e tyre të lindjes, ndërsa të tjerët, të braktisur nga familjet, u detyruan të prisnin duke jetuar në rrugë ose nën mbikalimet ku dikur kishin punuar për t’i ndërtuar.


Derisa të drejtat e punëtorëve u gërryen, shtytja për sindikalizimin mori vrull në vend.

I filmuar në Mumbai, ky dokumentar zbulon ndarjen e thellë midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë, ndërsa vë në dyshim veprimet e liderit të Indisë.

Derisa shumë migrantë u detyruan të ecnin drejt vdekjes, kryeministri Modi bënte shfaqje teatrale gjatë darkës, duke u bërë thirrje migrantëve që të “qëndrojnë në shtëpi “. Në Mumbai, disa emigrantë ndërtonin një ndërtesë të lartë me pamje nga deti në këmbim të orizit dhe patateve, ndërkohë që ëndërronin të bënin grevë kundër mungesës së pagave. Në rrugë, skenat i ngjanin eksodit biblik të miliona njerëzve. Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria gjithashtu hoqi të drejtat për punën duke i shitur punëtorët si skllevër të kapitalistëve.

Dokumentarin e ditores Guardian të realizuar në bashkëpunim me Qendrën Pulitzer, mund ta shikoni të plotë më poshtë. /Telegrafi/