LAJMI I FUNDIT:

Braktisja e fshatrave, Tërllabuqi dikur kishte 80 shtëpi – sot ka vetëm 10 (Video)

Braktisja e fshatrave, Tërllabuqi dikur kishte 80 shtëpi – sot ka vetëm 10 (Video)

Prej 45 vitesh është larguar nga Tërllabuqi i Vushtrrisë, atëherë kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç.  Por, ai asnjëherë nuk i ndali vizitat në vendlindjen e tij.

Shemsi Hajrizi, ish banor i fshatit Tërllabuq, ka thënë se ardhja në fshat i kthen atij kohën më të mirë.


“Si nxënës që kemi qenë në shkollë të mesme, jemi shpërngulur në Vushtrri dhe kemi blerë shtëpi. Para nesh janë shpërngulur edhe fqinjët tanë, disa në Mitrovicë e disa tjerë në Vushtrri,  për shkak të largësisë dhe rrugës që ishte në atë kohë. Dalëngadalë ky fshat është zbrazur dukshëm dhe tash kanë mbetur vetëm një numër i vogël i shtëpive…”, shprehet për RTV Dukagjinin, Shemsi Hajrizi.

Fshati Tërllabuq, i cili ndodhet pesë kilometra larg Vushtrrisë ka një natyrë magjepsëse. Dikur ky fshat kishte tetëdhjetë shtëpi, ndërsa sot kanë mbet vetëm 10 prej tyre.

Aziz Aliu, është njëri ndër banorët e mbetur. Ai ka thënë se ky vend i plotëson të gjitha kushtet për një jetesë të mirë.

“E mbaj në mend që në këtë fshat kanë qenë 80 familje. Mirëpo me kalimin e kohës, për shkak të kushteve jo të mira, pa infrastrukturë, pa shkollë, pa ambulancë, për këto arsye popullata është shpërngulur. Fshati është larg Vushtrrisë vetëm pesë kilometra dhe ka kushte të mira për jetesë. Çka të punon në këtë tokë e bën bereqetin. Familjet kanë jetuar dikur këtu nga kjo tokë me bujqësi”, shprehet Aziz Aliu.

Përveç bletarisë, familja Aliu posedon edhe një mini fermë, në të cilën ka  30 krerë lopë.

Burim Aliu ka thënë se  i pëlqen jeta në fshat dhe nuk e ka ndërmend ta braktisë atë.

“Përveç bletarisë ne merremi edhe me bujqësi dhe blegtori. Kemi një mini fermë ku mbajmë 30 krerë lopë. Punojmë tokën dhe të gjitha punët që bëhen në fshat. Jam i kënaqur që jetoj në fshat. I kemi produktet bie madje edhe i hedhim në treg, domatet, fasulet… Tërllabuqi i ka të gjitha të mirat, por nuk e di pse njerëzit nuk jetojnë këtu. Është infrastruktura, rryma, uji. E vërtet që nuk kemi shkollë, por ka kombibusë që transportojnë nxënësit. Shkurt, çdokush mund të jetojë këtu, pasi ja vlen. Toka bujqësore është shumë e mirë, kush donë të merret me bujqësi e blegtori. Unë nuk e kam ndërmend të braktisë fshatin”, shprehet Burim Aliu.

Mes ajrit të pastër e  shtëpive të zbrazura, Shemsi Hajrizi, ka thënë se fshati Tërllabuq, ka një natyrë të qetë dhe shumë tërheqëse.

Era që frynte, lëkundte pemët e braktisura dhe ishte e vetmja që krijonte zhurmë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori