LAJMI I FUNDIT:

Braktis shkollën, themelon ‘Poker Stars’ dhe e shet për 4.9 miliardë dollarë

Braktis shkollën, themelon ‘Poker Stars’ dhe e shet për 4.9 miliardë dollarë

Mark Scheinberg, 46-vjeçari kanadez ka një pasuri prej 4.5 miliardë dollarë pasuri.

Ai jeton në Isle of Man, një ishull me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irlandës, duke qenë më i pasuri, madje duke pasur më shumë para se Produkti i Brendshëm Bruto vjetore e ishullit.


Scheinberg sipas Forbes, përcjell Telegrafi, është kanadezi i tetë më i pasur dhe njeriu i 424-të më i pasur në botë.

Marku edhe pse hyri në kolegj, ai e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë të kumarit online.

Mark Scheinberg bashkëthemelon me të atin, programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – një kompani të lojërave online të kumarit “Poker Stars”, me të madhen në botë të këtij lloji me 50 milionë llogari kur u shit.

E themeloi në vitin 2001, kur ishte 28 vjeç dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollarë te Amaya Gaming Group e Kanadasë pas gjashtë muaj negociatash. Ai fitoi tre miliardë dollarë pasi zotëronte 75 për qind të aksioneve të kompanisë Rational Group që zotëronte Poker Stars.

Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt disa miliona dollarësh në prona të patundshme, të quajtur “Centro Canalejas Madrid” në Madrid, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të rrjetit “Four Seasons”. /Telegrafi/