Brajan Gruda regjistron golin e parë në Ligën Premier - shpërtheu në lot

Brajan Gruda ka regjistruar golin e tij të parë në elitën e futbollit anglez këtë sezon.
20-vjeçari shqiptar, që përfaqëson Gjermaninë U21, gjeti rrjetën në fitoren 2-0 të Brightonit ndaj Wolverhamptonit, në ndeshjen e javës së 36-të të Ligës Premier.
Gruda hyri në lojë nga banka e rezervistëve në minutën e 59-të dhe e vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 85-të, pas një asisti nga Simon Adingra.
Ai shënoi nga afërsia, duke e kurorëzuar me gol një paraqitje të mirë.
Kjo ishte ndeshja e 23-të për Grudën këtë edicion në kampionatin anglez, ku përveç golit të shënuar ka kontribuar edhe me katër asistime.
Brightoni, pas kësaj fitoreje, ndodhet në mesin e tabelës me 55 pikë, ndërsa Wolverhamptoni qëndron në pjesën e poshtme me 41 pikë, ndërkohë që deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe dy xhiro. /Telegrafi/




















































