LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt flet për mënyrën se si hoqi dorë nga varësitë dhe alkooli, pas ndarjes me Angelina Jolien

Brad Pitt flet për mënyrën se si hoqi dorë nga varësitë dhe alkooli, pas ndarjes me Angelina Jolien
Brad Pitt (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Aktori me famë botërore Brad Pitt në një intervistë të fundit për New York Times, ka folur rreth më të rejave të tij.

Ai është protagonist me dy role kryesore në dy prej filmave më të mëdhenj të vitit 2019, “Once upon a time in Hollywood” dhe “Ad Astra”.

Ndër të tjerash, ai ka rrëfyer se si suksesshëm këtë vit ka hequr dorë nga pija, duke qenë pjesë e Takimeve Anonime të Alkoolikëve.


Brad Pitt (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

“I dërgova gjërat aq larg sa që mund t’i përballoja, kështu që hoqa privilegjet e mia për të pirë”, tha Pitt.

“Ishin gjithë këta burra të ulur që ishin të hapur dhe të sinqertë një mënyrë që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë. Ishte kjo një hapësirë e sigurt ku kishte pak gjykim, dhe për këtë arsye nuk gjykoje vetveten”, është shprehur tutje aktori duke lavdëruar grupin AA të terapisë, në të cilin ai bënte pjesë.

I njëjti nuk ka lënë pa përmendur edhe fillimet e karrierës, të cilat tashmë i kujton me nostalgji.

Brad Pitt (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

“Në vitet ’90, e gjithë ajo vëmendje u hodh mbi mua. Ishte vërtet e pakëndshme për mua, pritshmëritë dhe gjykimet e të tjerëve. Unë me të vërtetë u bëra pak si parazit dhe thjesht e lashë veten në harresë”, ka thënë më tej aktori në rrëfimin e tij të sinqertë.

Ndërkohë, sipas aludimeve të bëra nga tabloidet botërore, thuhet se problemet e vazhdueshme me alkoolin, kanë qenë një indikator i fortë që çuan Brad Pittin drejt ndarjes me aktoren Angelina Jolie, në vitin 2016. /Telegrafi/

Brad Pitt (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori