LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt e prezanton Ines de Ramon si të dashurën e tij, ndërsa ata i afrohen një viti së bashku

Brad Pitt e prezanton Ines de Ramon si të dashurën e tij, ndërsa ata i afrohen një viti së bashku

Brad Pitt dhe Ines de Ramon po përcaktojnë marrëdhënien e tyre.

Sipas People, aktori, 59 vjeç, prezanton Ines, 32 vjeçe, para të tjerëve si të dashurën e ti.

Kjo është marrëdhënia e parë e duhur e Bradit që nga divorci, tha një burim për faqen. Ai e prezanton Ramon si të dashurën e tij, shkruan DailyMail.


“Është mirë ta shohësh atë në një vend të mirë. Ines e bën atë shumë të lumtur”, ka shtuar një burim i brendshëm.

Kjo vjen pasi dyshja u panë duke marrë pjesë në Gala-n e 12-të vjetore të Art+Film të LACMA në Los Angeles, ku ata kaluan një kohë të mrekullueshme sipas People.

“Ata janë shumë pasionantë”, tha një burim për çiftin, duke shtuar se të dy janë shumë të lumtur.

“Ata shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kaluan një kohë të mirë në Gala së bashku”, tha burimi i brendshëm.

Dyshja nuk pozuan për foto së bashku në event, por ishin super të dashur, duke qeshur dhe duke bërë shaka me të gjithë rreth tyre.

Ines dhe Brad të cilët së shpejti do të shënojnë përvjetorin e tyre të parë të lidhjes, u lidhën për herë të parë në nëntor 2022.

“Ata kalojnë pothuajse të gjithë kohën e lirë së bashku”, ka zbuluar më parë një burim për Us Weekly.

Për më tepër, burimi i brendshëm pohoi se de Ramon, e cila u pa duke treguar ndjenjat e saj për yllin e “Fight Club” dhe duke veshur një gjerdan “B” vetëm disa muaj më pare, është bërë shumë e afërt me “rrethin e brendshëm të miqve” të Pitt.

Kanë kaluar shtatë vjet që kur Pitt u nda me gruan e tij Angelina Jolie, 48 vjeçe, me të cilën rriti gjashtë fëmijë. Që atëherë ata janë përfshirë në një grindje shumë publike dhe të diskutueshme për kujdestarinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori